Kritikë për lojtarët e tij

Futboll

Kritikë për lojtarët e tij

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Kritikë për lojtarët e tij

Gjatë ditës së sotme janë dhuruar shumë gola dhe emocione në javën e 12 të Superiores. Kryendeshja ishte klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë që u nda në shifrat 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me anë të Muçit që shënoi në minutën e 13 duke kaluar edhe portierin e shkodranëve.

Sulmet e shumta të Vllaznisë nuk kanë pasur finalizimin e duhur duke u evituar edhe nga ana e Bekajt.

Dalja me të kuq e Torrasës në minutën e 73 bëri që ekipi i Brdariç të rriste inkursionin sulmues dhe Imeri barazoi me kokë. Një barazim që ka shijen e fitores pasi jo vetëm që Vllaznia del e pamposhtur, por nga ana tjetër Partizani i vendit të dytë ka humbur në shifrat 3-2.

Golin e Carës dhe Hysenit e zhvlerëson Harmon dhe dopieta e Mazrekajt. Një “ish” që ka gjunjëzuar të kuqtë me dy goditje fantastike nga distanca.

Ndërkohë çmenduria e vërtetë ndodhi në Korçë. Teksa shifrat ishin 3-1, Bylisi arriti që në minutën e 57 dhe të 58 të realizonte dy gola për të barazuar gjithçka. Vetëm një minutë më vonë Pusi do të kishte mundësinë që të kthente sërish avantazhin te vendasit, por ka gabuar.

Gjithsesi tre pikët me shumë vlerë i ka dhuruar Berisha në minutën e 76. Dramë kishte edhe në fitoren e Apolonisë ndaj Kastriotit teksa heroi Gjata realizoi dopietë dhe goli në minutat e fundit i dha tre pikët e arta vendasve.

Ndreu (Kastrioti): “Ne kishim shumë mungesa sot, por ishim të përgatitur për fitore. Jam shumë i mërzitur pasi donim që ta mbyllnim me fitore këtë vit.

I kam thënë lojtarëve që do të luanin se ky ishte momenti i tyre i vetëm që të tregonin se e meritonin për të qenë pjesë e ekipit. Harrojnë këta futbollistë se nuk është miqësore dhe nuk duhet të shëtisësh.

Golat i morëm të dy aty ku e prisnim, në pikën më të dobët, në qendër. E dija që do të ishte e vështirë pasi luanim ndaj një rivali që nuk ka se çfarë të humbi. Ne harrojmë se jemi punëtor dhe jo gjeneral, që të mos vlerësojmë kundërshtarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat