Hazard u rikthye pas 32 ditëve

Futboll

Hazard u rikthye pas 32 ditëve

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Eden Hazard

Eden Hazard u rikthye në aksion në barazimin e Real Madridit kundër Elches, pas një mungese të madhe njëmujore.

Ai luajti në çerekun e fundit të ndeshjes por nuk qe në gjendje t’i ndihmojë Real Madridit ta mbyllë vitin 2020 me fitore.

Por kjo ishte ndeshja e parë e sulmuesit belg që prej lëndimit kundër Alavesit më 28 nëntor, edhe pse ka stërvitur me skuadrën që një javë.

Hazard e ka ndjekur një plan të veçantë riaftësimi, me qëllim që rikthimi i tij në fushë këtë herë të mos ketë pasoja negative.

Prandaj, trajneri Zinedine Zidane priti gjatë për ta futur atë në fushë.

Hazard e pati një mundësi t’u ndihmojë bashkëlojtarët ta shënojnë golin e fitores, kur u fut në lojë.

Megjithatë, ai dhe bashkëlojtarët e tij dështuan dhe u ndalën me barazim 1:1 nga Elche.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat