Zidane: Nuk ndihem mirë

Futboll

Zidane: Nuk ndihem mirë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:32
Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur me përpjekjet dhe paraqitjen e lojtarëve të vet, edhe pse nuk mundën ta fitonin më shumë se një pikë kundër Elches.

Luka Modric e kaloi Madridin në epërsi në pjesën e parë, por Fidel Chaves shënoi nga penalltia herët në pjesën e dytë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet në vitin 2020.

Zidane tha pas ndeshjes se nuk është i kënaqur me barazimin, por i lumtur me përpjekjet që lojtarët e tij i bënë, e veçanërisht me Marcelon.

Mbrojtësi anësor brazilian ishte titulluar në vend të Ferland Mendy në ndeshjen e së mërkurës.

“Nuk ndihem mirë sepse kishim mundësi për ta fituar ndeshjen, por s’e bëmë”, tha Zidane.

“Por pastaj ata e barazuan rezultatin dhe u kthyen mbrapa dhe e bënë shumë të vështirë për ne. Çelësi ishte ta shënonim golin e dytë, por nuk e bëmë.”

Jam i kënaqur me Marcelon dhe Marco Asension. Jam i lumtur me lojën e secilit, edhe të atyre të cilët luajtën më pak”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat