Dënohet Cavani

Futboll

Dënohet Cavani

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Edinson Cavani

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani ka marrë dënimin për fjalët raciste.

Uruguaiani është dënuar me tri ndeshje dhe duhet të paguajë 136 mijë euro sepse përdori fjalën ‘zezak’ në Instagram.

Pasi fitoi një ndeshje me Unitedin, Pogba e lavdëroi lojtarin duke e postuar në Instastory, kurse ky i fundit ia ktheu ‘faleminderit zezak’.

Kjo fjalë cilësohet raciste, andaj është dënuar me tri ndeshje suspendim.

Tani, Cavani do humbas sfidat ndaj Aston Villas në Premierligë, Manchester Cityt në Kupën e Anglisë dhe Watford në FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat