​Tri klube të interesuara për talentin e Tottenham

Futboll

​Tri klube të interesuara për talentin e Tottenham

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Jack Clarke

Tri ekipet nga Championshipi anglez janë në garë për shërbimet e sulmuesit të Tottenham Jack Clarke, raporton “Football Insider”.

Stoke City, Sheffield Wednesday dhe Coventry janë duke shikuar rreth mundësisë së transferimit të 20-vjeçarit në formë huazimi këtë janar.

Clarke ka bërë vetëm dy paraqitje këtë edicion me skuadrën e Jose Mourinhos, ku dy paraqitjet i bëri në ndeshjet në kuadër të Ligës së Evropës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat