Alena afër të transferohet tek Getafe

Futboll

Alena afër të transferohet tek Getafe

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:01
Carles Alena

Mesfushori i Barcelonës, Carles Alena, thuhet se është gati të transferohet tek skuadra e Getafe.

Carles Alena mund të largohet nga Barça në këtë afatin kalimtar të janarit dhe si duket, fati i tij do të jetë tek skuadra e  Getafe, që do ta mirëpriste atë në huazim deri në fund të sezonit në mënyrë që mesfushori të ketë minuta lojë, më herët u raportua se ai është shpallur ‘persona non grata’ nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Për disa ditë tani, emri i Alena është i lidhur me Getafe, ku luan miku i tij i mirë Marc Cucurella, dhe madje presidenti i Getafe, Angel Torres Sanchez, foli për mundësinë e përfshirjes së tij në ekip.

Sipas ‘Marca’, thuhet  se transferimi i Alená nga skuadra blaugrana do të ishte shumë afër të ndodhte me insistimin e trajnerit të Getafe, José Bordalás për të përfshirë mesfushorin nga 4 janari në skuadër.

Interesimi i Getafe për Alená është një fakt, por nga Barça ata nuk po nguten të lirojnë mesfushorin pas lëndimit të Phelippe Coutinho.

Në ditët në vijim duhet të ketë lajme për të ardhmen e mesfushorit, i cili dëshiron minuta për të treguar aftësitë e tij dhe duhet të mbahet mend se vitin e kaluar ai ishte tashmë i huazuar në Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat