Guardado drejt MLS

Futboll

Guardado drejt MLS

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:13
Andres Guardado

Kapiteni i Kombëtares meksikane, Andres Guardado, është pranë të transferohet në MLS tek skuadra, Charlotte FC.

Mesfushori i Real Betis, Andres Guardado, do të mund të vazhdojë karrierën në MLS, tek skuadra e Charlotte FC e cila ka shfaqur interesim për të nënshkruar me veteranin meksikan.

Sipas ‘Diario de Sevilla’, mesfushori i Real Betis do të ishte shumë afër fillimit të një faze të re në karrierën e tij, e cila do të ishte larg ligave evropiane, pasi do të bëhej një nga përforcimet e para të klubit.

Meksikani do të mbërrinte në Charlotte në 2022, data në të cilën përfundon kontrata me klubin andaluzian, kështu që ai mund të mbërrinte në MLS si 35 vjeçar dhe përvojë të madhe në Evropë për të kontribuar në një ekip të ri që dëshiron të fillojë të konkurojë për trofe.

Guardado ka një karrierë profesionale 15-vjeçare, ai u paraqit për skuadra si: Deportivo, Valencia, Bayern Leverkusen, PSV Eindhoven dhe Real Betis.

Gjatë karrierës së tij në Evropë ai ka luajtur 434 ndeshje, ku ka shënuar 32 gola dhe 64 asistime.

Në Kombëtaren meksikane, ku është edhe kapiten, ai ka regjistruar 164 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat