Manchester Utd fiton kundër Aston Villës

Futboll

Manchester Utd fiton kundër Aston Villës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 22:55
Manchester Utd fiton kundër Aston Villës

Skuadra e Manchester Utd ka arkëtuar tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Aston Villën, në kuadër të javës së 17-të të Premier League.

"Djajtë e kuq" e filluan me këmbë të mbarë vitin e ri dhe me tri pikë të reja përforcojnë hapin në luftë për titullin e kampionit.

Martial në minutën e 40-të dhe Fernandes në atë të 61-tën nga penalltia, ia sigurojnë fitoren Manchester Utd.

Aston Villa u angazhua maksimalisht por jo edhe të kthehet me pikë. Futbollisti Traore shënoi në minutën e 58-të por nuk i mjaftoi ky gol. 

Manchester Utd është në pozitën e dytë me 33 pikë sa ka edhe Liverpooli në krye të tabelës dhe Aston Villa zë vendin e 6-të me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat