Shtohen problemet për Barcelonën

Futboll

Shtohen problemet për Barcelonën

Më: 3 janar 2021 Në ora: 12:35
Coutinho

Shtohen problemet për Barcelonën në startin e sezonit të ri.

Klubi blaugrana ka humbur shërbimet e Felipe Coutinhos për 3 muajt e ardhshëm, me katalanasit që konfirmuan shkallën e rëndë të dëmtimit për mesfushorin.

Coutinho, u dëmtua në ndeshjen ndaj Eibarit të martën dhe pas ekzaminimeve të para u kuptua që në fillim që bëhej fjalë për një dëmtim serioz.

Braziliani iu nënshtrua këtë të shtunë dhe operimit në gju, i cili siç raportoi Barcelona shkoi mjaft mirë për lojtarin.

Sipas stafit mjekësor të Barcelonës, Coutinho do të jetë jashtë fushave të lojës për një periudhë 3 mujore. Mungesa e 28-vjeçarit do të peshojë jo pak te Barcelona duke qenë se Coutinho ka shënuar dhe dy gola për blaugranat në këtë edicion, në fitoren 4-0 ndaj Osasunës dhe barazimin 1-1 ndaj Sevillas ndërsa është ndër lojtar kyç të Barcës, që vuan gjithashtu për momentin dhe mungesat e Fati, Pique, Umtiti dhe Robertos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat