PSG nis garën kundër kohës

Futboll

PSG nis garën kundër kohës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:35
PSG nis garën kundër kohës

PSG po lufton për të bindur Kylian Mbappe që të rinovojë kontratën.

E ardhmja e yllit francez në Parkun e Princave është në dyshim, me kontratën e tij që skadon në vitin 2022.

Liverpool dhe Real Madrid janë dy skuadrat më të interesuara për të siguruar shërbimet e Kylian.

Sipas Sport, PSG beson se të dy gjigantët e Europës do të ishin të gatshëm të bënin gjithçka për ta marrë sulmuesin e ri.

Liverpool e shikon si pasardhësin e Mohamed Salah, me këtë të fundit që flitet se mund të transferohet te Real Madrid ose Barcelona në të ardhmen.

Real Madrid, nga ana tjetër, ka kohë që ëndërron ta marrë Mbappe në Bernabeu.

PSG mund të vendosë të heqë dorë nga Mbappe me qëllimin për të siguruar mjaftueshëm para për të nënshkruar Leo Messi-n, e ardhmja e të cilit në Camp Nou nuk është aspak e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat