Nis ‘lufta’, Ramos i thotë Perezit: Nuk e pranoj propozimin tënd, PSG do të krijojë skuadër të mirë me mua dhe Messin

Futboll

Nis ‘lufta’, Ramos i thotë Perezit: Nuk e pranoj propozimin tënd, PSG do të krijojë skuadër të mirë me mua dhe Messin

Më: 5 janar 2021 Në ora: 08:33
Sergio Ramos/Florentino Perez

Raportet mes kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos dhe presidentit të klubit, Florentino Perez thuhet se nuk janë të mira.

Perez i ka bërë dy oferta spanjollit, e para rinovim për një vit me pagë të njëjtë dhe e dyta rinovimi për dy vite me 10 për qëind ulje.

Kjo nuk i ka pëlqyer fare, Ramosit i cili është takuar zyrtarisht me Perezin dhe i ka bërë të qartë se do dëgjojë ofertat e skuadrave të tjera.

Sipas El Chiringuito, spanjolli ka thënë: “Nuk do pranoj propozimin që më kë bërë dhe prej tani do dëgjojë ofertat e tjera”.

Pastaj vazhdoi: “Dikush nga PSG-ja me tha se do krijojnë skuadër të mirë me mua dhe Messin”.

Kurse, përgjigja e Perezit ishte e thjeshtë: “Nëse ke ofertë të mirë ne do të kuptojmë”.

Thuhet se PSG-ja do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër me vlerë 17 milionë euro për sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat