Interi konsideron rikthimin e Ederit

Futboll

Interi konsideron rikthimin e Ederit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:22
Eder

Interi është duke konsideruar ta rikthejë në skuadër sulmuesin, Eder.

34-vjeçari kaloi dy sezone e gjysmë huazim me “Neurazzurët” mes viteve 2016 dhe 2018 duke shënuar 14 gola në 86 paraqitje.

Ai iu bashkua Jiangsu Sunin në janarin e vitit 2018 dhe ka fituar Superligën kineze këtë edicion.

Si Interi ashtu edhe Juangsu janë të drejtuar nga Suning dhe kjo do lejonte rikthimin e Ederit si agjent i lirë.

Sipas Sky Sports, momentalisht në ‘radarin’ e Interit janë disa sulmues, por Eder shihet si më bindësi.

Thuhet se pos tij, gjiganti italian ka interesim edhe për Graziano Pellen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat