Koeman del hapur

Futboll

Koeman del hapur

Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:29
Koeman del hapur

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për merkaton e katalanasve dhe pranon se do të bëjnë disa ndërhyrje. Ai ka theksuar se ka folur me drejtuesit për diçka të tillë.

“Kam bërë një listë me largimet e mundshme dhe ata lojtarë që mendoj se mund t’i afrojmë në skuadër.

Çdo trajner sheh muajin janar si një mundësi për t’u përmirësuar. Nuk jam ndryshe, por diçka e tillë është në dorë të klubit.

“Ne po mundohemi të luajmë mirë si në shtëpi, si jashtë. Ne duam të krijojmë mundësi dhe të shënojmë, por nuk e kemi finalizimin e duhur siç duhet ta ketë një ekip si Barcelona. 

Kemi bërë disa gabime në mbrojtje, pavarësisht se jemi një skuadër që prodhojmë shumë shanse”, – tha Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat