Ankth te Roma, aksidentohet...

Futboll

Ankth te Roma, aksidentohet...

Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:55
Ankth te Roma, aksidentohet...

Orë frike dhe ankthi për Morgan De Sanctis. Drejtori sportiv i Romës, siç raportohet nga “Il Tempo”, ishte viktimë e një aksidenti rrugor gjatë natës.

Ish-portieri, sot në grupin menaxhues të klubit verdhekuq, sipas gazetës kryeqytetase, u transportua urgjentisht në Spitalin Gemelli, pas aksidentit, ku iu nënshtrua operacionit.

Operacioni ishte i domosdoshëm për të zvogëluar hemorragjinë në bark, të shkaktuar nga aksidenti. De Sanctis u transferua më pas në kujdes intensiv, por për fat të mirë nuk është në rrezik për jetën.

Drejtori 43-vjeçar i Romës u kthye në “Trigoria” më 2017, pasi përfundoi karrierën e tij në Francë me Monaco.

Në rrugën e tij mes shtyllave, si portier, De Sanctis ka veshur edhe fanellat e Pescara, Juventus, Udinese, Sevilla, Galatasaray dhe Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat