U kritikua për Muriqin, por Igli Tare po transferon edhe një tjetër shqiptar tek Lazio

Futboll

U kritikua për Muriqin, por Igli Tare po transferon edhe një tjetër shqiptar tek Lazio

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:12
U kritikua për Muriqin, por Igli Tare po transferon edhe një tjetër shqiptar tek Lazio

Edhe pse është në qendër të  kritikave nga mediat italiane lidhur me transferimin e sulmuesit shqiptarë, Vedat Muriqi, Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, nuk heq dorë nga bashkëkombasit e tij, teksa së fundmi po mendon të përforcojë mbrojtjen me Shkodran Mustafin, futbollistin me origjinë nga Gostivari.

Mustafi aktualisht është pjesë e Arsenalit, te e cila skuadër po kalon momentet e fundit, kjo pasi edhe drejtuesit e skuadrës londineze janë të interesuar për shitjen e tij.

Lacio  ka hasur në shumë vështirësi në fazën e mbrojtjes, duke pësuar 31 gola në kampionat dhe në Ligën e  Kampionëve, ndaj dhe drejtuesit e kësaj skuadre po kërkojnë një qendërmbrojtës.

Ndër emrat që janë shfaqur së fundmi është ai i Shkodran Mustafit, i kërkuar edhe në verë, pasi duket se transferimi i Armando Izzo i Torinës është shumë i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat