Napoli tronditet në ‘Diego Armando Maradona’! Skuqet shqiptari i Kosovës 

Futboll

Napoli tronditet në ‘Diego Armando Maradona’! Skuqet shqiptari i Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:58
Napoli tronditet në ‘Diego Armando Maradona’! Skuqet shqiptari i Kosovës 

Napoli tronditet në stadiumin "Diego Armando Maradona" në Napoli, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Spezia, në kuadër të javës së 16-të të Serie A.  

Pak kush e ka pritur se futbollistët e Spezia-s do të befasojnë me fitore, me rezultat 2:1 kundër napolitanëve. 

Futbollisti nga Kosova, Ardian Ismajli, anëtar i Kombëtares së Shqipërisë, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 77-të, duke e lënë Spezian me një futbollist me pak në 13 minutat e fundit. Ai dha maksimumin për këtë fitore të madhe.

Petagna në minutën e 58-të kaloi në epërsi Napolin. Në minutat vijues, Spezia bën mrekullinë, Nzola barazon nga penalltia në minutën e 68-të, ndërsa Pobega realizon për 1:2 në minutën e 82-të.

Napoli zë vendin e pestë me 28 pikë, ndërsa Spezia është në 16-tën me 14 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat