Boca Juniors - Santos, mbetet gjithçka e hapur

Futboll

Boca Juniors - Santos, mbetet gjithçka e hapur

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:46
Boca Juniors - Santos, mbetet gjithçka e hapur

Mbetet gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e dytë të Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe Santos.

Argjentinasit nuk arritën të shfrytëzonin faktorin fushë në Bombonera teksa nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, rezultat që nuk përcakton asgjë përsa i përket skuadrës që do të shkojë në finale.

As eksperienca e Carlos Tevez-it që qëndroi për 90 minuta në fushë nuk i mjaftoi Boca Juniors për të shënuar qoftë edhe një gol përballë Santosit dhe tashmë gjithçka vështirësohet pasi në Brazili, Boca e pret një përballje e vështirë.

Në gjysmëfinalen tjetër Palmeiras është me një këmbë në finale falë suksesit 0:3 në ndeshjen e parë në fushën e River Plate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat