Shqiptari asiston në Turqi

Futboll

Shqiptari asiston në Turqi

Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:55
Shqiptari asiston në Turqi

Istanbulspori ka shënuar fitore me shifrat 5:0 kundër Balikesirsporit.

Goli i parë ka ardhur nga Onur Ergyn, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por ish-lojtarët e Kukësit kanë “shqiptarizuar” ekipin turk, aq sa edhe vetë Ergyn zgjedh shqiponjën me dy krerë për të festuar golin e tij.

Gjithashtu nuk mund të mungonte as kontributi i lojtarëve shqiptar në këtë takim, teksa Eduart Rroca konfirmon edhe njëherë formën e jashtëzakonshme që është duke kaluar.

Mesfushori ka dhuruar një tjetër asist në Ligën e Dytë të Turqisë për supergolin e shënuar nga Jashar në minutën e 31-të.

Pas javës së 17-të në ligën e parë turke, Istanbulspor AS zë pozitën e dytë me 34 pikë, ka një me pak se Giresunspor dhe Balikesirspor është i 15-ti me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat