Morata afër rikthimit

Futboll

Morata afër rikthimit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:12
Alvaro Morata

Sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata, është gati për tu rikthyer në fushat e blerta pas lëndimit të pësuar.

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata është në rrugën e duhur për tu rikuperuar në kohë për “Derby d’Italia” ndaj Interit në 17 janar.

Sipas “Sky Sport Italia”, reprezentuesi i Spanjës po përparon mirë pasi tejkaloi ndeshjet ndaj Udineses dhe Milanit me një problem muskulor.

Ai nuk do të jetë gati për këtë fundjavë kundër Sassuolo, por 28 vjeçari mund të kthehet në ndeshjen në kuadër të Coppa Italia me Genoa më 13 janar.

Nëse ai zhvillon ndeshje të mirë, atëherë spanjolli mund të jetë në formacionin startues kundër Interit në 17 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat