​Depay lajm të keq për Barcelonën

Futboll

​Depay lajm të keq për Barcelonën

Më: 7 janar 2021 Në ora: 21:40
Memphis Depay

I lidhur me një transferim të mundshëm tek “Blaugranët”, sulmuesi holandez thotë se mund të mos ndërrojë klub në merkaton e janarit.

Ylli i Lyon Memphis Depay ka thënë se mund ta përfundojë edicionin 2020/21 me gjigantët e Ligës 1 të Francës, pas shumë polemikave gjatë verës se ai do të transferohet tek Barcelona.

Depay vazhdimisht është duke u lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona, dhe mund të kalojë aty si agjent i lirë këtë verë, kur edhe i përfundon kontrata e tij aktuale me skuadrën e Lyon.

Edhe pse është vazhdimisht i lidhur me klubin katalunas, Depay tha se mund ta përfundojë edicionin 2020/21 me Lyon, më mirë se të sigurojë një transferim në gjysmë të sezonit.

“Jam i lumtur këtu. Ne kemi një skuadër fantastike, kam një lidhje të mirë me presidentin e klubit, dhe do të shohim se çdo të ndodhë”, tha Depay për “Canal+”.

“Presidenti i klubit dhe unë e dimë se çfarë kam dhuruar për klubin këto katër vite. Le të vazhdojmë kështu, dhe ta shijoj kohën time tek Lyon. Mund të qëndrojë këtu deri në fund të këtij sezoni”, shtoi ai.

Që nga koha kur u transferua në Francë, Depay ka regjistruar 64 gola në 155 ndeshje, duke e ndihmuar Lyonin të arrijë n, duke e ndihmuar Lyonin të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat