Bytyqi i bashkohet klubit turk

Futboll

Bytyqi i bashkohet klubit turk

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:01
Bytyqi i bashkohet klubit turk

Klubi i njohur turk, Konyaspor, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me lojtarin e Kosovës, Zymer Bytyqi.

Është vet klubi turk, Konyaspor që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Bytyqit, me të cilin ka lidhur kontratë për dy vite e gjysmë.

“24-vjeçari Zymer Bytyqi, i cili luajti në Viking, një nga skuadrat norvegjeze dhe mund të luajë në të dy krahët pas sulmuesit, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin tonë”.

“Zymer Bytyqi, luajti me ekipin Viking në 154 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 30 asistime”.

“Bytyqi do të veshë fanellën me numër 14 në Ittifak Holding Konyaspor”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk.

Me transferimin e Bytyqin, Konyaspor ka tashmë tre shqiptarë në ekip, pasi më parë aty kanë bërë vend Sokol Cikalleshi dhe Erdon Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat