Vazhdojnë çuditë

Futboll

Vazhdojnë çuditë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:28
Vazhdojnë çuditë

Klubi i Interit nuk po përjeton momente të qeta dhe jo vetëm për shkak të humbjes së fundit të papritur në kampionat ndaj Sampdorias.

Prej ditësh qarkullojnë zëra për shitjen e aksioneve te zikaltërve dhe ndonëse vetë klubi e ka përgënjeshtruar publikisht, mediat italiane kanë siguruar informacione se një pjesë e aksioneve të tyre janë në shitje.

Por nga ana tjetër, ka ardhur një lajm i çuditshëm që komplikon pak këtë eventualitet.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Interi është dhënë peng te grupi i njohur kinez “Alibaba”.

Shkak është marrëveshja që Suning po nënshkruan me

biznesmenin e njohur Xhek Ma që zotëron këtë kompani. “Alibaba” do të blejë për 4,6 miliardë dollarë 19,99% të aksioneve të Suning.com dhe si peng deri në mbylljen e marrëveshjes është dhënë portofoli financiar i “Suning Holding Group”, e cila ka në pronësi edhe Interin.

Kështu, për momentin aksionet e Interit janë të palëvizshme pasi janë pjesë e këtij pengu, duke e bërë edhe më të paqartë atë që po ndodh në klubin zikaltër, për të cilin kanë filluar të shfaqin interes fonde investimi dhe biznesmenë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat