Koeman presion Barcelonës

Futboll

Koeman presion Barcelonës

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:50
Koeman presion Barcelonës

Ronald Koeman i bën presion klubit për të bërë afrime në merkaton e janarit. Trajneri holandez e shpreh hapur dëshirën për të pasur futbollistë të rinj, por gjithashtu e pranon se situata është shumë e vështirë. Ai vlerësoi maksimalisht Leo Mesin dhe këshilloi Luis Enriken që të marrë Pedrin në Europian. 

TRANSFERTAT – “Kjo është një tjetër ndeshje dhe nuk duhet të mendojmë për atë që iku. Rivali është tjetër, fusha gjithashtu. Duhet të jemi në nivel për të marrë 3 pikët. Skuadra të jetë e përulur dhe t’i bëjë gjërat mirë pa top. Duhet të tregojmë personalitet”.

KALENDARI – “Duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje. Nuk mund të mendojmë për Superkupën, ndërkohë që na mungon ndeshja e radhës. Situata në La Liga na detyron që të japim gjithçka dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë”.

LA LIGA – “E dimë që është një javë e fortë me 3 ndeshje në transfertë. Duhet të rikuperojmë forcat dhe të tregojmë që ende jemi në garë. Ne nuk e kemi luksin që të humbasim më shumë pikë. Kemi shumë presion dhe e dimë që nuk mund të humbasim”.

PEDRI – “Nuk është vendimi im për të thënë nëse Pedri duhet të jetë në Europian apo jo, por mund të them që ai ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në moshën e tij. Meriton gjithçka, por këtë gjë duhet ta bëjë për shumë vite dhe të mos kënaqet me pak”.

KUPA – “Nuk surprizohem nga skuadrat e vogla. Në çdo vend ka eliminime surprizë. Mund të jetë ndeshje e komplikuar sepse Korneja e meritoi kualifikimin ndaj Atletikos. Nëse nuk jemi të motivuar, mund të kemi probleme. Për fat kemi informacione nga Barcelona B, e cila luajti pak ditë më parë ndaj tyre”.

MERKATO – “Sigurisht që kemi nevojë për përforcime për të përmirësuar skuadrën. Kemi nevojë për efektivitet dhe kompetencë. Ka shumë arsye pse duhet të bëjmë blerje, por e kuptoj situatën e klubit. Nëse nuk është e mundur, nuk është e mundur. Do të presim deri vitin e ardhshëm”.

MESI – “Është një fitues i lindur. Atij i pëlqen të argëtohet në stërvitje dhe në ndeshje. Tërbohet kur nuk fiton, ashtu si unë. Leo na ka ndihmuar që nga dita e parë për t’i fituar ndeshjet, por nuk mund të shënojë nga 3 gola çdo ndeshje sepse ka edhe portier kundërshtar”.

Mesfusha – “Kam shumë lojtarë me kualitet, por sistemi varet nga disa faktorë. Kemi folur me Frenkin për kualitetin që ka dhe ai është përmirësuar në aspektin sulmues. Nga Pedri gjithashtu duam të nxjerrim më të mirën. Ata të dy bashkë me Leon dhe Grizmanin kanë nevojë për lirshmëri që të luajnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat