Ramos, më i përfoluri

Futboll

Ramos, më i përfoluri

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:20
Ramos, më i përfoluri

Sergio Ramos është prej vitesh një nga mbrojtësit më të fortë në planet. Kapiteni i Real Madrid shfaqet hera herës edhe si goleador, teksa ndodhet në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Spanjës.

Shumë klube “big” janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë 34-vjeçarit. Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i njohur bullgar i Manchester United, do kishte dëshirë ta shihte Ramos në “Old Trafford”, diçka që e shpreh në një prononcim për AS.

“Sergio Ramos jo vetëm do të sillte eksperiencë te Manchester United, por edhe shumë gola. Është 34 vjeç, por një gjë e tillë nuk do e pengojë të bëjë mirë me United. Po flasim për një qendërmbrojtës klasi dhe një nga futbollistët më të mirë në botë.

Në fund të sezonit del lojtar i lirë dhe nuk befasohem aspak që po e tentojnë shumë klube të njohura. Nga ana tjetër, Reali duket skeptik në lidhje me rinovimin me Ramos, kjo për shkak të moshës së kapitenit“, deklaron Berbatov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat