​Strootman do të mbajë testet mjekësore tek Genoa

Futboll

​Strootman do të mbajë testet mjekësore tek Genoa

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:22
Kevin Strootman

Kevin Strootman është pranë transferimit tek skuadra e italiane Genoa, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Holandezi do t’i bashkohet Genoas në formë huazimi nga Marseille, dhe pritet që të përfundojë testet mjekësore të hënën.

30 vjeçari ka bërë 10 paraqitje këtë edicion në Ligën 1 të Francës.

Por, ai ende nuk ka regjistruar ndonjë gol apo asistim për skuadrën e tij Marseille, e cila do të paguajë përgjysmë me Genoan pagën e Strootman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat