Frikë nga Sassuolo

Futboll

Frikë nga Sassuolo

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:35
Pirlo

Fitorja ndaj Milanit ka rritur entuziazmin te Juventusi, që sot zbret sërish në fushë.

Kampionët në fuqi do të përballen në shtëpi me Sassuolon një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Serie A.

Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo vlerëson ekipin kundërshtar. “Duhet të përmirësohemi në forcën mendore dhe kur kalojmë në avantazh”.

“Pres një përballje të vështirë. Sassuolo është një skuadër e shkëlqyer, luajnë prej vitesh bashkë dhe kanë një trajner të aftë në ndërtimin e lojës. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur nuk do e kemi ne topin”.

“Nuk duhet t’u lëmë hapësira, pasi ata janë mjaft të aftë për të dalë nga presioni i kundërshtarëve dhe për t’u nisur drejt portës. Presioni është normal mbi ne, pasi jemi një skuadër që fitojmë titullin prej 9 vitesh”.

“Gjithsesi, skuadra për t’u mundur është Milani, pasa ata kryesojnë Serie A”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat