Daku me profesion të ri

Futboll

Daku me profesion të ri

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:14
Daku me profesion të ri

Mirlind Daku duket se po e shijon tejmase fazën përgatitore në Shqipëri.

Sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit përveç dy golave në miqësoren e djeshme ndaj Turbinës, shenjën e tij po e lë edhe në rrjetet sociale.

Suharekasit sot bënë stërvitje të lehtë në fitness, e pastaj shfrytëzuan edhe një pishinë të brendshme.

Përderisa futbollistët e tjerë pushuan për vete dhe u relaksuan, gjilanasi mendoi edhe për miqtë e tij në instagram.

Daku publikoi një fotografi me mjete të zhytjes duke shënuar: “FSK- për zhytje që kanë nevojë”.

Miqtë e tij në instagram po i shijojnë tejmase postimet e sulmuesit, dhe kjo është edhe një nga arsyet pse fansat e tij janë shtuar shumë gjatë kohëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat