Reja: Udhëtova me Etrit Berishën, isha me fat që nuk u infektova me Covid-19

Futboll

Reja: Udhëtova me Etrit Berishën, isha me fat që nuk u infektova me Covid-19

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:34
Edi Reja dhe Etrit Berisha

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, tregoi për herë të parë se si u infektuan dy lojtarët e Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha, si dhe faktin që shpëtoi fatmirësisht nga infektimi me COVID-19, edhe pse udhëtoi me portierin e SPAL-it.

Kujtojmë që si portieri Berisha, ashtu dhe mbrojtësi Hysaj kaluan për disa kohë Koronavirusin.

“Kam biseduar me Etritin para disa ditësh dhe m’u duk shumë i gëzuar. Kishte ndjesinë më të mirë. Po stërvitej në palestër dhe e kuptova se po kthehet në rrugën e duhur.

Infektimi i Berishës dhe Hysajt – Ishte diçka e çuditshme. Dy lojtarët e mi Hysaj dhe Berisha ishin infektuar në vendet ku luajnë, kështu që nuk i thirra me kombëtaren. Hysaj ma tregoi të vërtetën pasi u kthyem. Ai më shpjegoi se kishte qenë në Shkodër me familjen e tij dhe ndoshta aty mund të ketë marrë virusin.

Problemi është se Hysaj dhe Berisha janë shokë dhome. Pasi u takuam, unë dhe Etriti udhëtuam krah për krah me njëri-tjetrin në avion që na çoi në Venecia. Një javë më vonë, ai rezultoi pozitiv me COVID-19. Natyrisht, u shqetësova dhe për veten time. Por, kisha kryer analizat një ditë para fluturimit dhe kisha dalë negativ.

Duke patur parasysh moshën time, isha me shumë fat. Ka dy mundësi: Ose Berisha e kishte virusin dhe unë kam qenë me fat, ose ai është infektuar më pas”, deklaroi trajneri i Shqipërisë Edi Reja në një intervistë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat