'Dridhet' Tirana

Futboll

'Dridhet' Tirana

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:48
'Dridhet' Tirana

Tregu afrikan, i preferuar aq shumë nga Tirana, sidomos duke filluar nga vitit 2016, ka hapur gropa me kosto shumë të madhe në klub. Dënimi më i fundit nga FIFA prej ish-sulmuesit Moktar Cise i kalon 300 mijë eurot dëm, por frika tashmë në klubin bardheblu është e madhe për të tjera fatura.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka ende një konfirmim, “Panorama Sport” mëson se agjencia që ka bashkëpunuar me Tiranën në këto pesë vitet e fundit për lojtarët e afrikanë, ka lëvizur për të kërkuar të tjera detyrime që bardheblutë mund të kenë për ish-lojtarët e tyre.

Së fundmi te kampionët në fuqi përflitet jo pak një çështje që ka mbetur pa u ezaruauar me Merveil Ndokyt, i cili më pas u shit nga Tirana te Getafe për rreth 400 mijë euro.

Përqindjet nga menaxhimi dhe gjëra të tjera të pasqaruara për transferimet e kryera në vitet e fundit, mund të fusin klubin në një histori tjetër gjyqesh me FIFA-n prej denoncimeve nga agjencitë e menaxhimit të lojtarëve afrikanëve.

Një tjetër çështje e dyshimtë është edhe ajo e ish-mesfushorit nga Kongo, Hardi Binguila, për të cilin klubi francez i Okserit ka kërkuar nga Tirana rreth 70 mijë euro për kompensimin e trajnimit, duke ngritur edhe padi në FIFA. Mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat