Emery bën parashikimin e madh

Futboll

Emery bën parashikimin e madh

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:54
Emery bën parashikimin e madh

Unai Emery po ndjek me shumë vëmendje situatën e PSG, klub të cilin e ka drejtuar nga 2016 në 2018.

Trajneri aktual i Villarreal parashikon një të ardhme të shkëlqyer në Champions League për parisienët me Mauricio Pochettino në drejtim të ekipit.

“Mund të bëjnë më mirë se një vit më parë, jam absolutisht i bindur.

Ka qenë një proces i gjatë dhe më pas janë eksperiencat e së kaluarës, si përmbysja që pësuam kundër Barcelona-s dhe humbje të tjera”, ka thënë Eemery për BeIN Sports.

“Vitin e kaluar kanë shkuar në finale dhe po i afrohen objektivit. Ka një projekt të qëndrueshëm dhe të fortë, është vetëm çështje kohe. Besoj se me Pochettino-n do të ketë mundësi për të fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat