Braga po e synon talentin shqiptar

Futboll

Braga po e synon talentin shqiptar

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:40
Braga po e synon talentin shqiptar

Tirana ka pasur një ofertë konkrete nga skuadra e Gentit për talentin e saj Ernest Muçi.

“Panorama Sport” zbulon se skuadra belge ka ofruar deri në 450 mijë euro për kartonin e sulmuesit, mirëpo ndër shifrat e artikuluara nga klubi, kërkesa është më e lartë, e cila varion nga 600 deri në 700 mijë euro.

Pa harruar edhe përqindjen e ruajtur të kartonit në rast të rishitjes së tij në të ardhmen. Kësisoj, prej pak kohësh, klubi kampion u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës belge për mospranimin e ofertës së tyre.

Ernest Muçi është i rëndësishëm për klubin bardheblu, mirëpo duke qenë i tillë, thith edhe interesime nga klube të ndryshme europiane. Së fundmi, një tjetër emër i madh i futbollit evropian është nën gjurmët e 19-vjeçarit.

Prej pak ditësh, në adresë të skuadrës kampione në fuqi kanë mbërritur sinjale interesimi nga “Shqiponjat” portugeze të Bragës. Skuadra e cila renditet momentalisht në vend të katërt në elitën portugeze, është duke marrë informacione rreth situatës së Muçit dhe gazeta mëson se pret një ofertë zyrtare, në rast se do të ketë një të tillë. Tirana për momentin kërkon që të shfrytëzojë aftësitë dhe talentin e 19- vjeçarit në fushën e lojës, mirëpo çdo ofertë e leverdishme për lojtarin dhe klubin do të ishte e mirëpritur..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat