Reali synon finalen e Superkupës

Futboll

Reali synon finalen e Superkupës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:53
Reali synon finalen e Superkupës

Futbolli nuk mungon në ekranin e Supersport as në këtë të enjte. Vëmendja më e madhe është padiskutim te gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës aty ku do të përcaktohet se cila skuadër do të sfidojë Barcelonën në finalen e të dielës. Në stadiumin La Rosaleda të Malagas, kampionët e La Ligas, Reali i Madridit do të sfidojë finalisten tjetër të Kupës së Mbretit Athletic Bilbaon, në një ndeshje ku skuadra e Zidane është ndjeshëm favorite.

Sfida do të startojë në orën 21:00 dhe Reali do të kërkojë ta zgjidhë çështjen e kualifikimit në kohën e rregullt por të mos shpenzuar aq shumë energji sa Barcelona që ndaj Real Sociedad fitoi vetëm pas goditjes së penalltive, në mënyrë që të shkojë sa më i freskët në finale.

Rodrygo është mungesa e vetme e skuadrës së Zidane në një ndeshje që do të luhet në praninë e një numri të reduktuar shikuesish.

Në orën 21:15 do të luhet edhe ndeshja e fundit e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Cagliarit një duel sa interesant aq edhe i bukur për t’u parë në ekranin e Supersport.

Do të ketë pak rotacion në formacionet e të dyja ekipeve por pavarsisht ndryshimeve që mund të bëjnë dy trajnerët, Atalanta mbetet favorite për të kaluar turin. Në këtë ditë të enjte nuk mungon as futbolli holandez në ekranin tonë që vjen me duelin e javës së 16-të të Eredivisies mes Tëentes dhe Ajaxit.

Ndaj skuadrës së Lindon Selahit, harkëtarët do të synojnë të rikthehen te fitorja pas 2 barazimeve radhazi edhe për t’u shkëputur në krye të renditjes pas aktualisht kryesojnë me pikë të barabarta me Feyenoord dhe Vitessen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat