Messi e ka shpjeguar këtë...

Futboll

Messi e ka shpjeguar këtë...

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:25
Messi e ka shpjeguar këtë...

Njëri prej favoritëve për t’u bërë president i Blaugranas beson që Messi do të bindet për të qëndruar në Camp Nou

Lionel Messi “dëshiron që ta përfundojë karrierën e tij sportive në Barcelonë”, thotë Victor Font, me kandidatin presidencial që ka premtuar rikthimin e katalunasit Xavi në ekip, i cili do të ndihmojë që argjentinasi të mos largohet nga klubi

Beteja për pushtet në klubin e njohur të La Liga vazhdon të jetë e ashpër, me zgjedhjet që pritet të mbahen më 24 janar.

Font shpreson që të befasojë me vota duke mundur Joan Laportan, i cili mund ta udhëheq ekipin për të dytën herë.

Kushdo që fiton do të përballet me një sërë problemesh pasi ta merr zyrën, me kapitenin e ardhshëm të klubit Messi që mund të mos jetë më pjesë e Barçës.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ende ka mbetur që të nënshkruajë kontratë të re, madje ai ka bërë edhe një insistim që të largohet nga klubi më 2020, e që në gjysmë të këtij viti do të jetë lojtar pa kontratë.

Messi ka thënë se nuk do të bëj ndonjë koment për të ardhmen e tij derisa të vije fundi i sezonin, me amerikano-jugorin që thuhet se nuk është shumë i lumtur nën urdhrat e Ronald Koeman.

Font beson një ndryshim tjetër do t’i jepte shumë arsye 33 vjeçarit që të qendrojë, me planin e tij që të sjell legjendën e klubit Xavi në klubin e tij dhe duke e larguar atë nga drejtimi i skuadrës nga Katari, Al Sadd.

“Messi e ka shpjeguar këtë, ai dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta përfundojë karrierën e tij sportive në Barça”, tha Font për Mundo Deportivo.

“Para verës, kur kishte zhgënjim të madh, ai gjithmonë kishte thënë që është shumë e rëndësishme për të që të këtë një projekt fitues dhe konkurrues për skuadrën”.

“Ne e kemi këtë projekt fitues dhe konkurrues, me njerëz si Xavi. Kjo marrëdhënie në mes të Xavi dhe Messi ekziston, unë besoj që kjo do të jetë njëra prej arsyejve kryesore dhe garanton që Messi të jetë shumë i qetë me projektin tonë dhe ne do të vazhdojmë me të pasi që kemi shumë opsione për këtë gjë”.

Pasi që ka kontakte të rregullta me Xavi, Font është pyetur nëse fituesi i Botërorit i ka diskutuar këto plane me Messi.

“Nuk e di çfarë kanë biseduar ata, por e di që ata janë në kontakt për shkak se kanë një shoqëri të mirë, por nuk e di në detale se për çfarë kanë biseduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat