Vllaznia kundër Kukësit

Futboll

Vllaznia kundër Kukësit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:53
Vllaznia kundër Kukësit

Java e 13-të e Kategorisë Superiore i ka lënë shpejt vendin raundit të 14-të i cili nis këtë të premte me dy sfida interesante që do të zhvillohen nën dritat e projektorëve.

Vëmendja më e madhe do të jetë padiskutim në Elbasan Arena aty ku Kukësi në krizë totale në orën 18:00 do të kërkojë kthesën ndaj skuadrës më të mirë së këtij sezoni, Vllaznisë së Thomas Brdaric që kryeson bindshëm kampionatin me 9 pikë avantazh nga ndjekësja më e afërt.

Kukësi ka një mision të vetëm në këtë duel të rikthehet te fitorja pas 5 takimesh në të cilat ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Kukësi është një nga dy skuadrat që e ka mposhtur Vllazninë, por aktualisht skuadra kuqeblu ndryshon shumë si në lojë ashtu edhe në mentalitet krahasuar me javët e para, pasi ka fituar më shumë eksperiencë dhe repartet lidhen më mirë me njëra-tjetrën.

Ashtu si në fazën e parë edhe në këtë fazë të dytë nuk bën dot parashikime për këtë sfidë, por një gjë është e sigurt spektakli do të jetë i garantuar.

Sot në orën 18:00 do të zbresë në fushë edhe Teuta teksa do të sfidojë në Niko Dovana Bylisin, në një ndeshje ku skuadra e Edi Martinit ka domosdoshmëri vetëm 3 pikët, për të hedhur pas krahëve edhe disfatën ndaj Vllaznisë të pësuar një javë më parë.

Nëse nuk kërkon të humbasë akoma më shumë terren në garën për titull, Teuta duhet të mposhtë me të gjitha mënyrat që gjithsesi nuk do të shkojë në qytetin bregëdetar për shëtitje por për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të marrë diçka nga kjo sfidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat