Dënim i rëndë i pret...

Futboll

Dënim i rëndë i pret...

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:41
Dënim i rëndë i pret...

Nuk ka dyshime që me paratë që ata fitojnë janë ndër njerëzit më të privilegjuar në planet, por gjithsesi paktet janë pakte dhe kontratat duhen respektuar.

Sepse, edhe nëse futbollistët janë dakord që të luajnë pa marrë rrogat, janë institucionet ekonomike dhe taksambledhëse ato që nuk e lejojnë këtë.

Dhe teksa Interi përgatitet me nga dy seanca në ditë për të pritur ndeshjen për titull kundër Juventusit, të dielën në 20:45 në stadiumin “San Siro”, e përditshmja prestigjioze italiane “Repubblica” është ajo që turbullon ujërat në kampin zikaltër.

Sipas këtij burimi, lajmi për shitjen e mundshme dhe të papritur të klubit nga “Suning” ka të bëjnë me disa probleme jo të vogla financiare me të cilat po përballet presidenca aktuale.

Në shkrimin e djeshëm të kësaj gazete nënvizohej se ndërrimi i pronësisë brenda këtij sezoni apo qoftë shitja e një pjese të rëndësishme të aksioneve nuk është një tabu, përkundrazi gjithçka duket më e mundur se kurrë, duke parë edhe faktin më të rëndësishëm në fjalë, që vë disi me shpatulla pas murit grupin kinez, “Suning”.

Deri në këtë pjesë të sezonit, pjesëtarët e klubit milanez kanë marrë vetëm pagat e shtatorit dhe të tetorit, por ndërkohë “Repubblica” specifikon që edhe pse pakënaqësia për mosmarrjen e rrogave nuk është e vogël në skuadër, është “Suning” që duhet të shpejtojë për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi brenda datës 16 shkurt 2021, për të shmangur ndonjë penalizim në pikë në renditjen aktuale.

Diçka e tillë duhet evituar me çdo kusht, duke parë se asnjëherë më shumë sesa këtë sezon, Interi nuk duket i fortë dhe i karikuar për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat