Teuta në ankth për titullarin e mesfushës

Futboll

Teuta në ankth për titullarin e mesfushës

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:19
Teuta në ankth për titullarin e mesfushës

Teuta në ankth për titullarin e mesfushës!

Teuta fitoi me Bylisin një ditë më parë dhe në Durrës e kanë mendjen te dueli i radhës me Kastriotin, në Kamzë. Trajneri Edi Martini është i shqetësuar për mesfushorin Albano Aleksi.

Në sfidën e djeshme me ballshiotët ai u largua me barelë nga fusha dhe ende nuk dihet shkalla e tij e dëmtimit. Shpresohet të mos ketë diçka serioze dhe të jetë gati për në mesjavë.

Gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të vogla. Aleksi ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe ditën e djeshme e ka pasur të ënjtur. Pritet që mesfushori të bëjë kontrollet mjekësore për të mësuar më shumë mbi dëmtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat