Bëhet pishman

Futboll

Bëhet pishman

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:58
Henderson

Historia e Xhordan Henderson mund të kishte qenë krejtësisht e ndryshme nga ajo që tashmë njihet, ku mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Liverpuli i Jurgen Klop dhe falë aftësive të tij si lider, është edhe kapiten i skuadrës.

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sir Aleks Ferguson tregon se Henderson ishte pranë nënshkrimit me “Djajtë e Kuq”, por stafi mjekësor nuk i pëlqey mënyrën si ai vraponte.

“Ishim gati të bënim një ofertë për Xhordan Henderson kur luante me Sandërlend. Fola me trajnerin Stiv Brush dhe e vlerësonte shumë këtë djalosh. Por, më pas stafi jonë mjekësor nuk ishte i kënaqur me mënyrën si mesfushori vraponte, pasi të jepej përshtypja se mund të ishte një futbollist që dëmtohej shumë.

Duhet të them se ishte një nga detyrat e mia që të jepja sigurinë se lojtari do të ishte gjithnjë i gatshëm.

Nëse nënshkruan me një lojtar dhe ai nuk është i gatshëm, atëherë është një humbje kohe. Kështu, mendova edhe për Henderson. Ne e donim shumë si lojtar dhe ai e ka provuar tashmë, ka qenë fantastik. Të gjitha faktet më tregojnë se kam humbur një futbollist shumë të mirë”, u shpreh Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat