Dritë në fund të tunelit

Futboll

Dritë në fund të tunelit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:29
Dritë në fund të tunelit

Më në fund, “vuajtjet” e Ozilit tek Arsenali po marrin fund. Raportet e fundit thonë se është arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës së Ozilit me klubin londinez.

Kështu raportoi gazetari i njohur i sportit, David Ornstein, i cili tha se shkëputja e kontratës është me efekt të menjëhershëm.

Kështu, pas shtatë viteve e gjysmë, Ozil do të largohet nga “Emirates”.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, 32-vjeçari do të udhëtojë këtë fundjavë në Turqi për ta finalizuar kalimin te Fenerbahçe si transfer i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat