Kroatët në këmbë, bukuroshja me shqiptarin e Kosovës në festë të çmendur, ndezin polemika! Ja çfarë mund të ngjan

Futboll

Kroatët në këmbë, bukuroshja me shqiptarin e Kosovës në festë të çmendur, ndezin polemika! Ja çfarë mund të ngjan

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:56
Kroatët në këmbë, bukuroshja me shqiptarin e Kosovës në festë të çmendur, ndezin polemika! Ja çfarë mund të ngjan

Anxhela Shimac, modele, që raportohet se është në një lidhje me futbollistin e Dinamos së Zagrebit, Lirim Kastrati, postoi disa video nga një aheng ku me djalin nga Kosova festoi ditëlindjen me rreth 15 persona të tjerë, raporton media kroate “24 sata”.

“Lojtarët u lanë të lirë pas dhjetë ditësh përgatitje në Rovinj dhe Lirim Kastrati mezi priste të festonte ditëlindjen e tij në një mbrëmje në shtëpi. Që përfundimisht nuk ishte në përputhje me rregullat epidemiologjike”, shkruan mes të tjera. 

“Anëtari i ekipit kombëtar të Kosovës festoi ditëlindjen e tij të 22-të në shoqërinë e të paktën 15 personave dhe festa, me sa duket, zgjati shumë vonë. Me një DJ dhe shampanjë, padyshim pa frikë nga ndonjë regjistrim.

Image

Gjithçka u zbulua në Instagram nga Anxhela Shimac, një modele që ndiqet nga më shumë se 40,000 njerëz në atë rrjet social. Duke pasur parasysh fotot e ndara në muajt e fundit, përfshirë edhe atë pranë pemës së Krishtlindjes, ato duket se janë në një lidhje dashurie”, ka shkruar media kroate.

Kastrati shpreh keqardhje nëse postimet në media sociale dhe artikujt e botuar në media i kanë shkaktuar shqetësim klubit.

GNK Dinamo do të analizojë situatën specifike dhe faktet, do të marrim vendime adekuate, sipas regullores së brendshme.

Kjo nuk është shkelja e tij e parë në Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat