Inter-Juventus, sfidë drithëruese

Futboll

Inter-Juventus, sfidë drithëruese

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:10
del Piero

“Inter-Juventus nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat sepse është një rivalitet që i ka rrënjët në historinë e futbollit italian”.

Kështu ka folur Alessandro del Piero për La Stampa në prag të derbit të Italisë.

“Në rast të një fitoreje të zikaltërve, besoj se kjo ndeshje mund të ketë një domethënie të madhe për të ardhmen e kampionatit”.

Në lidhje me Pirlo-n: “Nuk e prisja të bëhej trajner kaq shpejt, por e dija se donte të ndiqte këtë rrugë. Më duket se skuadra e ndjek në mënyrën e duhur”.

“Si do të mbarojë ndeshja? Shpresoj me shumë gola, por nuk them si mbaron sepse po gabova, Bergomi do të tallet me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat