Dajaku largohet nga Ferizaj

Futboll

Dajaku largohet nga Ferizaj

Nga: K.G. Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:09
Dajaku largohet nga Ferizaj

Futbollisti Taulant Dajaku konfirmon largimin nga Ferizaj dhe me gjasë shumë shpejt do të jetë në një ekip të ri për pjesën e dytë të kampionatit.

“Jam lojtar i lirë, i gatshëm për një sezon të ri!

Një falënderim të veçantë për gjithë miqët nga qyteti Ferizaj për këtë periudhë të gjatë e të mundimshme që kaluam së bashku, për drejtorin Haxhimusa që edhe pse në një situatë të vështirë prej 2 vitesh gati me mungesa të theksuara financimi tentonte të mbante me pozitivizëm ambientin brenda grupit por është e pamundur të bëhej më mirë në aspektin sportiv kur ekipi s’kishte trajtimin e duhur financiar me aq shumë borxhe e rroga të prapambetura.

Dhe për fund por jo për nga rëndësia një falënderim të veçantë për tifozët e klubit ‘Ujqit’ që sado në vështirësi ishim gjatë kësaj periudhe, ata gjithnjë japin dhe duan më të mirën për ekipin e tyre.

Uroj shumë që të vijnë ditë të mira për ju dhe të shijoni sukseset e Ferizajt”, shkruan Dajaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat