Foss-Solevaag befason të gjithë 

Futboll

Foss-Solevaag befason të gjithë 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:26
Foss-Solevaag befason të gjithë 

Norvegjezi Sebastian Foss Solevaag ka shënuar fitoren e parë të tij në karrierë. 

Ai triumfon në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.

Foss-Solevaag befason të gjithë, përfundon në vend të parë me kohë të kaluar për 1:47,23 minuta apo më kohën më të mirë për 76 qindtat se austriaku Marco Schwarz.

Francezi Alexis Pinturault përfundon në pozitën e tretë por me kohë më të mirë për 19 qindtat e sekondës se zvicerani Loic Meillard.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 778 pikë, i përcjellur nga Kilde 560, Odernatt me 501 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit, Schwartz udhëheq me 389 pikë, pasojnë Feller 324, Foss Solevaag 308 pikë etj.
  
Rezultatet 
1. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    1:47,23
2. Marco Schwarz (Austria)    +0,76
3. Alexis Pinturault (Franca)    +0,95
4. Loic Meillard  (Zvicra)    +1,14
5. Fabio GSTREIN (Austria)    +1,15
6. Luca AERNI (Zvicra)        +1,31
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1,36
8. Kristoffer Jakobsen (Suedia)    +1,39
9. Roman Zenhäusern (Zvicra)    +1,66
10. Michael Matt (Austria)    +1,81

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat