Arsenali triumfon bindshëm ndaj Newcastle

Futboll

Arsenali triumfon bindshëm ndaj Newcastle

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:58
Pamje nga ndeshja

Arsenali e ka lënë pas vetes barazimin ndaj Crystal Palace xhiron e kaluar duke e mposhtur sonte Newcastle në “Emirates” me rezultat bindës 3:0, në kuadër të javës së 19-të në Premierligë.

Pjesa e parë nuk dhuroi asgjë, teksa në të dytën pamë tre gola nga “Topçinjtë”.

Ishte Aubameyang, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të, pas asistimit nga Thomas Partey.

Nuk vonoi shumë dhe Saka e dyfishoi epërsinë në minutën e 60-të, pasi u asistua nga Smith Rowe, i cili depërtoi bukur nga ana e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat