Wenger del kundër Arsenalit për Ozil

Futboll

Wenger del kundër Arsenalit për Ozil

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:39
Wenger del kundër Arsenalit për Ozil

Arsene Wenger thotë se uria e Mesut Ozil për të luajtur përsëri duhet të jetë “absolutisht e madhe”, pas betejës së tij me Arsenalin. Lojtari ka zgjedhur Fenerbahce për të “lulëzuar” përsëri, për t’i treguar Mikel Arteta se ka gabuar me përjashtimin e tij nga “Emirates Stadium”.

Wenger, njeriu që e mori talentin enigmatik në veri të Londrës më 2013, ka mbetur i befasuar prej vështirësive të kaluara nga një fitues i sprovuar si ai, një “peshë e rëndë” e Premier League: “Jam i sigurt se Ozil është i irrituar që nuk ka luajtur. Uria e tij duhet të jetë absolutisht e madhe për të luajtur përsëri futboll.

Mesut është një djalë që ka nevojë për ambient të ngrohtë dhe besoj se do ta gjejë atë më shumë se kudo tjetër në Turqi. Në përgjithësi, ai mund të sigurojë topat që u duhen sulmuesve për të fituar ndeshjet. Nëse e bën këtë mirë, ata kanë një shans të mirë për të fituar kampionatin. Unë do ta ndjek me shumë vëmendje.

Mesut është sikur të imagjinoni një orkestër në muzikë; është lojtari që luan topin në kohën e duhur. Koha e pasimit të tij është e jashtëzakonshme, edhe krijimtaria gjithashtu. Në çdo situatë me të cilën përballet, ai jep përgjigjen e duhur dhe kjo është gjeniale.

Duhet të them se ai mund të sigurojë asistet, pasimin kryesor. Mbaj mend që ishte i pari, më i shpejti që theu numrin e asisteve në Premier League. Në 2015-2016 ai kishte 19 asiste në kampionat. Kjo është absolutisht e mahnitshme. Nëse momenti është i duhur përreth tij, koha e pasimit do të jetë perfekte dhe cilësia e pasimit do të jetë maksimale. Ozil është lloji i lojtarëve që e duan sulmuesit, gjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat