Martini: Nuk shoh renditjen

Futboll

Martini: Nuk shoh renditjen

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:18
Martini: Nuk shoh renditjen

Në prag të transfertës me Kastriotin, në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Teutës, Edi Martini, vlerësoi kundërshtarin, duke e pranuar se skuadrën e tij e pret një sfidë shumë e vështirë.

“Ndeshjet që kemi zhvilluar kanë qenë të mira. Në 99% të rasteve kemi qenë superiorë karshi çdo kundërshtari, por nuk kemi marrë pikët. Ato bëjnë diferencën dhe ato kanë rëndësi për ne. Është një ndeshje shumë e fortë. E pashë Kastriotin kundër Tiranës, ishin të barabartë në fushë. Pati rastet e veta dhe mund të shënonte edhe golin e dytë.

Është një ekip i fortë, që lufton shumë dhe ka grinte. Pra është një ndeshje shumë e vështirë.”

Vllaznia e shkëputur: “Jam i fokusuar tek ekipi im. E rëndësishme është që të shohim rezultatet e ndeshjeve tona, sfida pas sfide, dhe të mos e shohim shumë tabelën. Do të bënim gabim nëse ndodh kjo.

Të fitojmë ndeshjet tona, fundi i kampionatit është shumë larg.”

Afrimi i Ferreiras: “Them se jemi kompletuar në të majtë, Jackson është një lojtar i mirë, që ka dhënë prova. Kemi pyetur shumë para se ta merrnim. Shpresoj të jetë një përforcim i mirë. Konkurrenca i bën mirë çdo lojtari, kjo vlen edhe për Kouros. E kam thënë se Teuta është si një familje, ku planet individuale janë në plan të dytë.”

Merkatoja e përfunduar? “Nuk e di ende. Janë edhe disa ditë, ndërkohë që luajmë edhe tri ndeshje apo katër. E kam thënë se jemi të kompletuar, thjesht duhet të punojmë të arrijmë aty ku duhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat