Bekaj ndez derbin e Tiranës

Futboll

Bekaj ndez derbin e Tiranës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:46
Bekaj ndez derbin e Tiranës

Visar Bekaj beson se në derbin e radhës do të triumfojë Tirana. Portieri bardheblu, i ardhur nga radhët e Prishtinës, shpreson se ndaj të kuqve do të nisa kthesa e sezonit të Tiranës.

“Çdo lojtar para derbit motivohet vetë. Morali rritet vetë dhe besoj atmosfera është shumë e mirë dhe në maksimum. Të japim maksimumin në këtë ndeshje të dalim me fitore. Nëse e fitojmë derbin me Partizanin dhe do jetë pika e kthesës. Partizani ka shumë lojtarë cilësorë, por derbi është gjë tjetër”.

Sulmi i Partizanit? Ne e kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i tyre. Ndihem keq për mospraninë e tifozëve, por shpresoj të kthehen sa më shpejt dhe ta ndiej derbin ashtu siç i ka hije.”

Përforcimet në sulm: Jam i kënaqur me mbrojtjen, por në sulm nuk kemi qenë shumë mirë, por besoj se me afrimet e reja do të shënojmë më shumë gola. Do të ishte më mirë të pësonim dy gola në një ndeshje dhe të shënonim tre sesa 0-0. Gjithmonë provoj të jap maksimumin dhe them se paraqitem mirë.

Alban Hoxha: “Është portier shumë i mirë dhe cilësor. Ai vetëm me përvojën që ka, nuk e ka problem të luajë në Kategorinë Superiore. Mund të vjedh diçka te qetësia e tij. Idhull nuk kam askënd, por më pëlqen stili i portierëve gjermanë, Manuel Neuer dhe Ter Stegen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat