Dy humbjet e fundit të Romës

Futboll

Dy humbjet e fundit të Romës

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:46
Fonseca

Dy humbjet e fundit të Romës, në derbi me Lazion për kampionat dhe në Kupën e Italisë ndaj Spezias, që rezultoi me një eliminim të turpshëm nga kompeticioni, e ka lëkundur fort stolit e Paulo Fonsecas. Verdhekuqtë e nisën me rezultate mjaft të mira vitin 2021, por edhe kjo kënaqësi u zbeh shumë shpejt me dy disfata të rënda brenda pak ditësh.

Shoqërinë më shumë se rezultatet e shqetëson qasja e skuadrës në momentet më të rëndësishme të sezonit.

Mediet italiane shkruajnë se në bankën e të akuzuarve është kryesisht trajneri Paulo Fonseca, pozicioni i të cilit është në dyshim serioz.

Pronarët e Friedkin po e vlerësojnë me shumë kujdes situatën dhe nuk përjashtohet mundësia e një ndryshimi në stafin teknik. Menjëherë pas humbjes me Spezian në ambientin verdhekuq ka nisur të qarkullojë emri i Lucinao Spalletit.

Bëhet fjalë për një kthim të bujshëm, nëse do të bëhet realitet, pasi tekniku toskan e ka drejtuar Romën në dy periudha të ndryshme.

Paulo Fonseca, nga ana e tij, nuk heq dorë dhe synon të rifitojë besimin e plotë të klubit.

“Jam në diskutim që nga dita e parë, por ndihem i fortë, sepse në kampionat Roma është në pozita të mira, aty ku synonim. Është problem mentaliteti, duke parë se ndaj Atalantës, Napolit dhe Lazios nuk kemi mundur të reagojmë, por kundër Spezias e kthyem ndeshjen dhe patëm mundësi për ta fituar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat