Liverpool për fitore

Futboll

Liverpool për fitore

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:26
LIverpool për fitore

Katër ndeshje pa fitore dhe vendi i 4-t në renditje pas 18 javësh janë statistika aspak poozitive për Liverpoolin, një skuadër që dominoi sezonin e kaluar duke grumbulluar në fund 99 pikë dhe duke rikthyer titullin kampion në Anfield Road pas 30 vitesh.

Sot në mbrëmje skuadra e Jurgen Klopp pret Burnley-n në shtëpi, në një ndeshje të cilët duhet ta fitojë me të gjitha mënyrat për t’ë mos humbur më shumë terren në renditje krahasuar me dy skuadrat e Manchester-it që kryesojnë.

Mungesave të gjata të Van Dijk dhe Joe Gomez u janë shtuar edhe ato të Keita dhe sulmuesit portugez Diogo Jota me Liverpoolin që në 5 përballjet e fundit direkte ndaj Burnley-t në Anfield ka fituar 3 dhe ka barazuar dy dhe për këtë arsye kampionët e Anglisë duhet të tregojnë kujdes nëse duan të marrin tre pikët.

Në fushë mbrëmjen e sotme do të zbresë edhe Atletico Madrid që do të ketë një tjetër mundësi të shkëlqyer për t’u shkëputur akoma më shumë në krye të La Ligas. Los Colchoneros do të sfidojnë për javën e 19-të të kampionatit Eibar në transfertë në një ndeshje të cilën nëse e fitojnë do ta çojnë në +7 avantazhin në renditje ndaj Realit të Madridit që është dhe ndjekësja më e afërt e Los Cholchoneros të cilët kanë zhvilluar edhe dy ndeshje më pak.

Këtë të enjte në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën e fundit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Lazios dhe Parmës, me kryeqytetasit që janë favoritë për të avancuar në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat