Arrestohen 2 tifozë

Futboll

Arrestohen 2 tifozë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:32
Arrestohen 2 tifozë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar 14 të tjerë në gjendje të lirë, si autorë të përplasjeve të dhunshme gjatë derbit Partizani-Tirana (1-0), që u zhvillua në “Elbasan Arena”. Dy shtetasit e arrestuar janë nga Tirana të moshës 19 dhe 28 vjeç. Gjatë përplasjeje mes tifozëve të kuq dhe atyre bardheblu, sipas njoftimit të Policisë janë lënduar tre shtetas, fatmirësisht pa dëme serioze.

Njoftimi i Policisë

Elbasan

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat