Kritikon

Futboll

Kritikon

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:51
Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ishte i zemëruar që skuadra e tij humbi dy penallti në fitoren e tyre në Copa del Rey ndaj Cornellas.

Katalanasit kishin nevojë për kohën shtesë për të kaluar skuadrën Divizioni B i La Ligas, me Ousmane Dembelen dhe Martin Braithëaite që siguruan përfundimisht një fitore me rezultat 2-0.

Portieri i Cornellas, Ramon Juan ia mohoi golin Barcelonës duke bërë shtatë pritje, përfshirë dy nga pika e bardhë nga Miralem Pjanic në pjesën e parë dhe Dembele në pjesën e dytë.

Këto mundësi të humbura e detyruan Barçën të shkonte në kohën shtesë për ndeshjen e tretë me radhë pas dy barazimeve në Supërkupën e Spanjës për herë të parë në historinë e tyre.

Barca tani ka humbur pesë nga tetë penalltitë e kaluara në të gjitha garat, duke përfshirë katër të fundit radhazi, dhe Koeman kritikoi nivelin e suksesit të tyre si të dobët për nivelin e klubit të tyre.

"Gjëja më e rëndësishme është gjithmonë të kalojmë tutje, por ne nuk mund të jemi të lumtur sepse kemi shënuar gola," tha ai.

"Ne kemi humbur dy penallti dhe duhet të keni më shumë përgjegjësi në këto lloj lojërash. Përsëri, 120 minuta, është një temë e rëndësishme sepse kemi pasur tre ndeshje si kjo dhe kjo është përgjegjësi e jona. Ne krijuam shanse por dy penallti nuk mund të humben.”

"Ju duhet të fitoni ndeshjen më herët. Kemi humbur dy penallti, kemi pasur mundësi. Nuk mund të ndodhë që një skuadër si Barça të humbasë kaq shumë.”, shtoi në fund Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat